Louise Redknapp mahnit me fustan transparent

Bota e Yjeve

Louise Redknapp mahnit me fustan transparent

Nga: A.M Më: 3 dhjetor 2025 Në ora: 11:10
Louise Redknapp

Louise Redknapp u dallua qartë nga turma të hënën mbrëma, teksa parakaloi mbi qilimin blu në Fashion Awards, të mbajtur në Royal Albert Hall.

Ngjarja, e konsideruar si versioni britanik i Met Gala-s, mblodhi një mori personazhesh të njohur që u përpoqën të tërhiqnin vëmendjen me veshjet e tyre glamuroze dhe ekstravagante.

Edhe Louise, 51 vjeçe, nuk bëri përjashtim. Ajo zgjodhi një pamje më të guximshme se zakonisht, duke veshur një fustan transparent me dantellë, nën të cilin dallohej qartë të brendshmet e zeza, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".

Image
Louise Redknapp

Fustani i ngushtë theksonte çdo vijë të trupit të saj elegant, ndërsa mbyllja me një bisht të lehtë dhe body nude poshtë krijonte iluzionin e një pamjeje pa reçipeta.

Aktorja dhe këngëtarja e dikurshme e Eternals e plotësoi outfit-in monokrom me vathë të mëdhenj të artë dhe tre byzylykë të trashë të së njëjtës ngjyrë.

Image
Louise Redknapp

Ajo e finalizoi pamjen me taka të zeza me majë dhe mbante në dorë një çantë elegante të artë me shkëlqim, teksa largohej me stil nga ceremonia në fund të mbrëmjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat