Sydney Sweeney zbulon arratisjen e saj sekrete në Londër

Bota e Yjeve

Sydney Sweeney zbulon arratisjen e saj sekrete në Londër

Nga: A.M Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 12:44
Sydney Sweeney

Aktorja e HOLLYWOOD-it, Sydney Sweeney, u shfaq si një turiste “sekrete” gjatë një vizite të shkurtër dhe intensive në Mbretërinë e Bashkuar.

Ylli i serialit Euphoria shijoi një tur panoramik nëpër Londër, përpara se të udhëtonte drejt Soho Farmhouse në Oxfordshire për pak relaks.

Sydney, 28 vjeç, ndau me ndjekësit e saj foto nga kjo vizitë e shpejtë — përfshirë momente relaksi në vaskë të nxehtë me maskë fytyre së bashku me një mike, si edhe kalërim, shkruan "The Sun", transmeton "Bota sot".

Image
Sydney Sweeney

Udhëtimi u organizua nga marka e njohur e modës Miu Miu, e cila e ka angazhuar Sydney-n si ambasadore që prej vitit 2022.

Duke publikuar fotot në rrjetet sociale, aktorja — filmi thriller psikologjik i së cilës The Housemaid pritet të dalë në fund të këtaj muaji — u shpreh për fansat: “Një arratisje e vogël në Londër.”

Image
Sydney Sweeney

Javën e kaluar, Sydney theu heshtjen lidhur me reagimet negative ndaj reklamës së saj për American Eagle.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat