Këngëtarja e famshme Pink kaloi një mbrëmje të veçantë me vajzën e saj 14-vjeçare, Willow, duke shijuar një eksperiencë të paharrueshme nën dritat e qytetit të New Yorkut.
Dyshja morën pjesë në performancën e galës "All Out: Comedy About Ambition", një event që kombinon humorin me mesazhe të fuqishme për ambicien dhe pasionin në jetë.
Ishte një natë e dedikuar ekskluzivisht për marrëdhënien e ngushtë mes nënës dhe bijës, ku ata ndanë qeshje, emocione dhe një atmosferë të gjallë teatrale që i bëri të ndihen më pranë njëri-tjetrit.
Pink shpesh është përfolur për angazhimin e saj si nënë dhe për mënyrën se si ajo përpiqet të balancojë karrierën e suksesshme me jetën familjare, dhe kjo mbrëmje ishte një dëshmi e qartë e kësaj përkushtimi.
Willow, që është tashmë një adoleshente e pjekur, duket se ndjek me pasion çdo moment që kalon me nënën e saj, duke marrë frymëzim nga personaliteti i saj i fortë dhe energjia e saj pozitive.