Supermodelja e njohur Gisele Bündchen ka kurorëzuar dashurinë me instruktorin e jiu-jitsu-t, Joaquim Valente. Çifti është martuar më 3 dhjetor në Surfside, Florida, sipas dokumenteve të martesës të shqyrtuara nga People.
Sipas TMZ, ceremonia ka qenë e vogël dhe intime, e mbajtur në shtëpinë e tyre. Bündchen, 45 vjeçe, dhe Valente kanë mirëpritur së bashku një djalë në fillim të vitit 2025, duke hapur një kapitull të ri në jetën e tyre familjare.
Gisele është gjithashtu nënë e djalit Benjamin, 15 vjeç, dhe vajzës Vivian, 12 vjeçe, nga martesa e saj e mëparshme me ish-yllin e NFL-së, Tom Brady.
Çifti u nda zyrtarisht në tetor 2022, pas 13 vitesh martesë.
Një fillim i ri për Gisele, mes dashurisë, familjes dhe qetësisë larg vëmendjes së madhe mediatike.