Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë parë sërish bashkë gjatë një daljeje festive në Los Angeles, më pak se dy vjet pas ndarjes së tyre.
Këngëtarja 56-vjeçare iu bashkua aktorit 53-vjeçar dhe djalit të tij 13-vjeçar, Samuel, gjatë një shëtitjeje të dielën, ku dyshohet se po blinin dhurata për Krishtlindje.
Ish-çifti u pa në Brentwood Country Mart, ku ndaluan në disa dyqane luksoze veshjesh, përfshirë Sezane dhe Doen, përpara se të drejtoheshin drejt tregut Farmshop, ku të tre u ulën për të ngrënë së bashku.
Dalja e përbashkët ka nxitur reagime dhe spekulime në mediat rozë, megjithëse nuk ka asnjë konfirmim për një ribashkim romantik mes tyre.