Helen Flanagan tërhoqi vëmendjen në rrjetet sociale me një postim festiv, ku u shfaq me veshje të frymëzuara nga Babagjyshi i Vitit të Ri.
Aktorja publikoi disa foto, ku pozonte me veshje tematike të kuqe dhe të bardha, duke i shoqëruar me mbishkrimin:
“Njihuni me Santa Claus-in e ri”, shkruan "The Sun", transmeton "Bota sot".
Postimi i saj i fundit në Instagram vjen në një periudhë tensionesh me ish-partnerin e saj, Scott Sinclair.
Së fundmi, ajo e kritikoi publikisht ish-in e saj, pasi ai ndodhej në Abu Dhabi dhe nuk mori pjesë në shfaqjen festive të djalit të tyre. Megjithatë, duket se Helen ka zgjedhur ta lërë këtë konflikt mënjanë, duke u fokusuar te pamja dhe humori festiv.
35-vjeçarja u shfaq duke pozuar në dhomën e saj, duke luajtur me detaje nga veshja dhe duke shkruar me humor një “listë dëshirash” drejtuar Babagjyshit të Vitit të Ri.