Khloe Kardashian feston Krishtlindjet me qenushin e ri

Bota e Yjeve

Khloe Kardashian feston Krishtlindjet me qenushin e ri

Nga: A.M Më: 25 dhjetor 2025 Në ora: 23:20
Khloe Kardashian

Khloe Kardashian ka zgjeruar familjen e saj në rritje me diçka për të cilën ka ëndërruar prej vitesh – një qenush labrador të zi.

Ylli i reality show-ve, 41 vjeçe, prezantoi qenin e ri, të quajtur Peppermint, në Instagram mëngjesin e Krishtlindjeve.

“Do të qaj, është më e mrekullueshme në botë,” shkroi ajo entuziastisht.

Image
Postimi i Khloe Kardashian

Ajo gjithashtu etiketoi Big Creek Labradors, një breeder labradorësh me bazë në Indiana, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".

Vajza e Khloe-s, True, shtatë vjeçe, dhe Tatum, tre vjeçe, kishin kërkuar një qenush për Krishtlindje, por kjo zgjedhje ka edhe një kuptim më të thellë. Themeluesja e Good American kishte pasur më parë një labrador të zi të quajtur Gabbana, i cili vdiq në vitin 2018 në moshën katërmbëdhjetë vjeçare.

Image
Khloe Kardashian me fëmijët e saj

Khloe shkroi një homazh emocionues për Gabbana pas ndarjes nga jeta e tij, duke e quajtur qenushin “fëmija i saj i parë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat