Amanda Holden në formë perfekte me fustan të kuq

Bota e Yjeve

Amanda Holden në formë perfekte me fustan të kuq

Nga: A.M Më: 9 janar 2026 Në ora: 09:40
Amanda Holden

Amanda Holden tërhoqi gjithë vëmendjen me një fustan të kuq që i theksonte linjat, teksa u largua nga studiot e Heart Radio në Londër, të enjten.

Prezantuesja e radios, 54 vjeçe, dukej elegante pa asnjë përpjekje, e veshur me një fustan të thurur me model cable knit, me vlerë rreth 200 paund.

Ajo i shtoi edhe më shumë finesë paraqitjes së saj me një palë taka të larta të kuqe dhe mbante me vete një çantë të madhe lëkure, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".

Image
Amanda Holden

Për ta kompletuar pamjen glamuroze, bukuroshja bionde kishte hedhur mbi supe një pallto të gjatë të kuqe.

Amanda e plotësoi veshjen dimërore me syze dielli me xhama të errët dhe manikyr në nuancë kafeje.

Image
Amanda Holden

Dalja e saj vjen pasi ajo habiti fansat, duke zbuluar arsyen befasuese pse “gjoksi i saj po bëhet më i madh”, gjatë emisionit të saj për pronat në BBC, ku shfaqet përkrah Alan Carr.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat