Rikthim i fortë! Fjolla çmend rrjetin pas largimit nga BBVK

Bota e Yjeve

Rikthim i fortë! Fjolla çmend rrjetin pas largimit nga BBVK

Më: 14 janar 2026 Në ora: 21:15
Fjolla Morina

Fjolla Morina është rikthyer fuqishëm në rrjetet sociale menjëherë pas largimit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.

Këngëtarja ka publikuar një sërë fotosh në Instagram, duke tërhequr vëmendjen e madhe të ndjekësve.

Në imazhet e shpërndara, Fjolla shfaqet mjaft e kuruar dhe provokuese, ndërsa postimet e njëpasnjëshme kanë nxitur mijëra pëlqime dhe komente brenda pak minutash.

Image
Fjolla Morina

Fansat kanë reaguar menjëherë, duke e komplimentuar për dukjen dhe duke i uruar rikthim të suksesshëm pas eksperiencës në reality show.

Ky veprim ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin rreth planeve të saj të ardhshme, ndërsa duket se Fjolla është gati të vazhdojë rrugëtimin e saj artistik me energji të re pas BBVK.

Image
Fjolla Morina
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat