Nën shi, por plot stil: Rebecca Hall dhe Ashton Kutcher në Romë

Bota e Yjeve

Nën shi, por plot stil: Rebecca Hall dhe Ashton Kutcher në Romë

Nga: A.M Më: 20 janar 2026 Në ora: 09:04
Rebecca Hall dhe Ashton Kutcher

Rebecca Hall dhe Ashton Kutcher sfiduan shiun në Romë të hënën në mbrëmje, teksa morën pjesë në premierën e serialit The Beauty.

Duke mbajtur një çadër të madhe, aktorja 43-vjeçare u shfaq shumë elegante me një fustan saten ngjyrë të verdhë të ndezur dhe taka të së njëjtës ngjyrë, ndërsa iu bashkua aktorit 47-vjeçar në tapetin e zi.

Seriali, nga producenti Ryan Murphy — i njohur për projekte si seria Monster e Netflix dhe American Horror Story — zhvillohet në botën e modës së lartë dhe ndjek agjentë të FBI-së që hetojnë modele që fillojnë të vdesin në mënyra të tmerrshme dhe misterioze, shkruan "Daily Mail", transmeton 'Bota sot'.

Image
Rebecca Hall dhe Ashton Kutcher

The Beauty, i cili do të transmetohet në 11 episode dhe do të shfaqet çdo javë të enjteve duke nisur nga 22 janari, ka një kast me emra të njohur, përfshirë Bella Hadid dhe Meghan Trainer.

Kasti ishte i pranishëm masivisht në premierën në Romë dhe u shfaq në humor të shkëlqyer teksa pozonin për fotografë.

Image
Rebecca Hall
Image
Ashton Kutcher

Ylli i X-Men, Evan Peters, luan rolin e agjentit Cooper Madsen, ndërsa Rebecca Hall atë të koleges së tij, agjentes Jordan Bennett. Të dy dërgohen në Paris për të zbuluar të vërtetën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat