Katy Perry shfaqet papritur në Davos, në krah të Justin Trudeau

Bota e Yjeve

Katy Perry shfaqet papritur në Davos, në krah të Justin Trudeau

Nga: A.SH Më: 20 janar 2026 Në ora: 16:13
Katy Perry dhe Justin Trudeau

Këngëtarja amerikane Katy Perry, 41 vjeçe, është shfaqur papritur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku është parë duke mbajtur për dore ish-kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, 54 vjeç. Paraqitja e tyre së bashku ka tërhequr vëmendje të madhe mediatike.

Perry ka qenë e pranishme gjatë fjalimit të Trudeau, të cilin e ka ndjekur me interes dhe krenari, duke qëndruar në rreshtat e parë. Pamjet nga Davosi tregojnë dyshen të afërt dhe në humor të mirë, duke nxitur spekulime mbi raportin e tyre personal.

Burime pranë eventit thonë se prania e artistes në këtë forum global ishte e papritur, por jo rastësore, duke qenë se temat e diskutimit lidhen me zhvillimet globale, lidershipin dhe ndikimin publik.

Image
Katy Perry dhe Justin Trudeau

As Perry dhe as Trudeau nuk kanë komentuar publikisht mbi natyrën e marrëdhënies së tyre, por paraqitja e përbashkët në një skenë kaq të rëndësishme ndërkombëtare ka mjaftuar për të ndezur interesin e opinionit publik dhe mediave ndërkombëtare.

Image
Katy Perry
Image
Katy Perry
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat