Vetëm një muaj pasi këngëtarja country Kelsea Ballerini dhe aktori i famshëm Chase Stokes konfirmuan ribashkimin e tyre me foto të mbushura me PDA gjatë Vitit të Ri, marrëdhënia e tyre duket se ka marrë fund përsëri.
Burime pranë çiftit kanë thënë për TMZ se “kjo herë është krejt e mbyllur” dhe se dyshja vendosi të ndahen përfundimisht.
Sipas të brendshmëve, Kelsea dhe Chase kanë tentuar të bëjnë marrëdhënien të funksionojë pas ribashkimit, por sfidat duket se ishin të mëdha. “Ata u përpoqën, por në fund vendosën se nuk ishte e destinuar të ndodhte,” kanë shtuar burimet.
Ndërkohë, këngëtarja Ballerini u shfaq e vetme në ceremoninë e Grammys fundjavën e kaluar, ku ishte nominuar për albumin e saj më të fundit, Patterns. Fansat vënë re se ajo dukej e fokusuar te karriera dhe muzika e saj, duke lënë pas marrëdhëniet personale.Ndërsa fansat mbeten të befasuar nga ndarja e shpejtë, duket se secili po vazhdon rrugën e tij.
Ribashkimet dhe ndarjet e shpeshta të çiftit ishin gjithmonë temë e mediave rozë, por tani duket se Kelsea dhe Chase po përqendrohen tek e ardhmja individuale.