Këngëtarja e njohur Ellie Goulding ka bërë me dije se është bërë nënë për herë të dytë. Ajo konfirmoi lajmin e lindjes së fëmijës së saj të parë me të dashurin Beau Minniear.
Në një postim në Instagram Story të martën, Ellie zbuloi se ka lindur të premten, më 6 mars. Ajo shkroi:
"Kam lindur një vajzë të bukur dhe të shëndetshme. Jemi tërësisht të dashuruar me të. Ishte shumë domethënëse që Ditën Ndërkombëtare të Grave e kalova me të dhe me ekipin e mrekullueshëm femëror në St Mary’s, që më ofruan mua dhe fëmijës sime kujdes dhe mirësjellje të jashtëzakonshme. Do të jem gjithmonë e mahnitur nga mamitë."
Duke përmendur edhe djalin e saj Arthur, të lindur nga ish-bashkëshorti Caspar Jopling, Ellie shtoi:
"Ky shtesë në familjen tonë më mbush me kaq shumë gëzim, veçanërisht duke parë se Arthur është kaq i lumtur që do të bëhet vëlla i madh për këtë engjëll të vogël @beauminniear 🤍🤍🤍."
Në muajin dhjetor, këngëtarja kishte bërë të ditur shtatzëninë e saj duke u shfaqur në 2025 Fashion Awards me barkun që po i rritej.