Bebe Rexha shkëlqen në Londër me paraqitjen e saj

Bota e Yjeve

Bebe Rexha shkëlqen në Londër me paraqitjen e saj

Më: 17 prill 2026 Në ora: 08:55
Bebe Rexha

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është shfaqur tejet elegante dhe me shumë stil së fundmi në Londër, ku po qëndron këto ditë në kuadër të promovimit të albumit të saj të ri në ardhje, “Dirty Blonde”.

Në fotografinë e publikuar, Rexha (36 vjeçe) vjen me një paraqitje që kombinon në mënyrë perfekte glam-in modern me një “touch” klasik.

Ajo shfaqet me një kapelë të zezë të shoqëruar me rrjetë (veil) në pjesën e përparme, detaj që i jep pamjes një nuancë misterioze dhe shumë “fashion editorial”.

Image
Bebe Rexha

Flokët biondë, të prera në gjatësi të mesme dhe të stiluar lehtë të çrregullta, i japin një kontrast të këndshëm look-ut të errët.

Veshja e saj spikat me një fustan/korsetë në tonalitet blu të errët, me detaje lidhëse anash që theksojnë siluetën, ndërsa sipër ka hedhur një xhakete të gjerë me vija, e vendosur mbi supe në stilin e modeleve në tapetin e kuq.

Image
Bebe Rexha

Pamja kompletohet me grimin e theksuar në sy dhe një pozë të sigurt, ndërsa sfondi me shkallë mermeri i jep fotografisë një atmosferë luksoze, tipike për Londrën e mbrëmjeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat