Blue Ivy “sfidon” kërkesat në debutimin e saj në Met Gala

Bota e Yjeve

Blue Ivy “sfidon” kërkesat në debutimin e saj në Met Gala

Nga: A.SH Më: 6 maj 2026 Në ora: 07:51
Familja e Beyonce

Vajza e Beyoncé dhe Jay-Z, Blue Ivy Carter, ka tërhequr gjithë vëmendjen në paraqitjen e saj të parë në Met Gala.

14-vjeçarja u shfaq me një stil të veçantë dhe syze dielli që nuk i hoqi gjatë gjithë kohës, pavarësisht kërkesave të përsëritura nga dy asistentë dhe babai i saj, Jay-Z. Sipas raportimeve dhe reagimeve në rrjete sociale, Blue Ivy ka injoruar kërkesat për t’i hequr syzet, duke ruajtur një qëndrim të qetë dhe të sigurt.

Pamjet nga eventi janë bërë virale, ndërsa fansat kanë reaguar me humor dhe admirim, duke komentuar se ajo “nuk i përgjigjet askujt” dhe se ka trashëguar vetëbesimin e prindërve të saj të famshëm.

Image
Familja e Beyonce

Debutimi i saj në Met Gala është parë si një moment i rëndësishëm në daljet publike të Blue Ivy, e cila prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes për stilin dhe prezencën e saj në evente të mëdha.

Ky moment vetëm sa e forcon imazhin e saj si një figurë e re me ndikim në botën e modës dhe showbiz-it.

Image
Beyonce me vajzën e saj
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat