Këngëtarja e njohur Billie Eilish dhe aktori Nat Wolff duket se kanë vendosur t’i japin fund spekulimeve rreth lidhjes së tyre, duke bërë paraqitjen e parë zyrtare si çift në tapetin e kuq.
Dyshja, të cilët u përfolën për një romancë që vitin e kaluar, u shfaqën më 6 maj në premierën e filmit koncertal Billie Eilish – Hit Me Hard and Soft: The Tour në Los Angeles, ku nuk munguan momentet romantike dhe përqafimet para kamerave.
Aktori i filmit The Fault in Our Stars u pa tejet i afërt me këngëtaren gjatë eventit të mbajtur në Village Theatre, duke pozuar krah saj dhe familjarëve të artistes. Fotografitë treguan çiftin duke buzëqeshur dhe shkëmbyer përqafime të ëmbla, ndërsa Wolff nuk ia hiqte sytë partneres së tij.
Përveç paraqitjes romantike, Billie Eilish tërhoqi vëmendje edhe me stilin e saj unik. Këngëtarja solli një kombinim të frymëzuar nga moda “prep school” dhe estetika Y2K, duke u shfaqur me çorape të kuqe deri në gju, taka elegante me nuanca krem dhe blu, si dhe një fund të kaltër me pala.
Ajo kombinoi një bluzë polo të gjelbër me mëngë të shkurtra mbi një këmishë të bardhë me mëngë të gjata, ndërsa pamjen e kompletoi me vathë perlash dhe unaza të mëdha argjendi. Flokët e gjata të errëta i kishte stiluar me onde të lehta, ndërsa grimi i saj minimalist vinte në pah vijën karakteristike të syve dhe nuancat pjeshkë në fytyrë.
Paraqitja e tyre e fundit duket se konfirmon se romanca mes Billie Eilish dhe Nat Wolff tashmë është më serioze se kurrë.