Oasis rikthehet fuqishëm – dokumentar ekskluziv me prapaskenat e turneut

Bota e Yjeve

Oasis rikthehet fuqishëm – dokumentar ekskluziv me prapaskenat e turneut

Nga: A.SH Më: 9 maj 2026 Në ora: 15:46
Noel dhe Liam Gallagher

Oasis kanë njoftuar një dokumentar të ri “tell-all” që do të ndjekë turneun e tyre të rikthimit dhe do të përfshijë një moment historik për fansat: intervistën e parë të përbashkët mes Noel dhe Liam Gallagher pas 25 vitesh.

Dokumentari pritet të fokusohet në turneun e ribashkimit të vitit 2025, ku vëllezërit Gallagher u rikthyen në skenë pas më shumë se një dekade e gjysmë ndarje dhe konfliktesh të ashpra. Ai do të përfshijë pamje nga prapaskenat, koncertet dhe dinamikën e tyre gjatë turneut, si dhe rrëfime personale nga të dy.

Sipas njoftimeve, filmi është krijuar nga Steven Knight, i njohur për Peaky Blinders, dhe pritet të publikohet në Disney+ më 11 shtator 2026.

Image
Noel dhe Liam Gallagher

Pjesa më e përfolur është intervista e përbashkët e Noel dhe Liam Gallagher – diçka që nuk kishte ndodhur prej një çerek shekulli, duke e bërë dokumentarin një ngjarje të madhe për fansat e Oasis dhe për historinë e muzikës britanike.

Në thelb, projekti po prezantohet si një rrëfim i plotë i rikthimit të tyre: nga konflikti, te ribashkimi, deri te turneu që i solli sërish në majë të skenës botërore.

Image
Noel dhe Liam Gallagher
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat