Flaka Krelani ka tërhequr vëmendje me paraqitjen e saj më të fundit gjatë qëndrimit në Kanada. Këngëtarja shqiptare ka ndarë me ndjekësit disa momente nga vizita e saj, duke u shfaqur në super formë dhe me një stil plot glamur.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Flaka ka shkruar: “When in CA 🇨🇦 A little glam touch-up by the talented”, duke lënë të kuptohet se i është besuar duarve të profesionistëve për një rregullim elegant të pamjes së saj.
Artistja është komplimentuar nga ndjekësit për dukjen moderne dhe stilin karakteristik që e shoqëron në pothuajse çdo paraqitje publike.
Flaka vazhdon të mbetet aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria, udhëtimet dhe projektet e saj artistike.