Demi Moore tërhoqi gjithë vëmendjen me një fustan ngjyrë vjollcë me material transparent, teksa parakaloi në tapetin e kuq gjatë premierës së filmit A Woman’s Life në Cannes Film Festival të mërkurën.
Aktorja hollivudiane u shfaq mahnitëse me fustanin elegant “off shoulder”, të kombinuar me mëngë të gjata dhe një bisht dramatik.
Ylli i filmit Ghost ekspozoi linjat e saj trupore përmes çarjes së lartë te këmba dhe kompletoi paraqitjen me taka të larta në të njëjtën ngjyrë vjollcë.
Demi stiloi flokët e gjata të errëta në formë me efekt të lagësht dhe zgjodhi vathë të mëdhenj shkëlqyes për të kompletuar dukjen glamuroze.
Në tapetin e kuq iu bashkua edhe Gillian Anderson, e cila u shfaq elegante me një fustan të bardhë pa mëngë me detaje të ndritshme.
Aktorja e serialit Sex Education, 57 vjeçe, kombinoi dukjen me taka të larta dhe vathë elegantë me perla.