Ylli i “Devil Wears Prada 2”, Simone Ashley, mahnit me një fustan të kuq

Bota e Yjeve

Ylli i “Devil Wears Prada 2”, Simone Ashley, mahnit me një fustan të kuq

Nga: Bota sot Më: 16 maj 2026 Në ora: 08:34
Simone Ashley

Simone Ashley tërhoqi gjithë vëmendjen në premierën e filmit “Karma” gjatë Festivali i Filmit në Kanë, teksa u shfaq me një fustan të kuq dramatik që i dha një pamje glamuroze në tapetin e kuq.

Ylli i “Devil Wears Prada 2” u shfaq plot elegancë dhe vetëbesim në eventin e mbushur me emra të njohur të showbizit ndërkombëtar në Kanë.

Në premierë morën pjesë edhe Barbara Palvin dhe Pixie Lott, kjo e fundit duke treguar barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë me një paraqitje elegante dhe plot shkëlqim.

Image
Simone Ashley

Paraqitja e Simone Ashleyt u komentua gjerësisht nga mediat rozë, me aktoren që dominoi tapetin e kuq falë stilit të saj të sofistikuar dhe fustanit të guximshëm që theksonte format elegante.

Image
Simone Ashley
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat