Emily Ratajkowski kritikohet ashpër për fotosesionin topless

Bota e Yjeve

Emily Ratajkowski kritikohet ashpër për fotosesionin topless

Nga: A.SH Më: 13 qershor 2026 Në ora: 16:49
Emily Ratajkowsk

Modelja dhe aktorja amerikane Emily Ratajkowski është përballur me një valë të fortë kritikash në rrjetet sociale pas publikimit të një fotosesioni të ri, i cili është cilësuar nga shumë ndjekës si “i diskutueshëm” dhe “i papërshtatshëm”.

Në imazhet e shpërndara online, Ratajkowski shfaqet topless, duke pozuar në një skenë simbolike ku mban një kukull si foshnjë, ndërsa në disa momente shfaqet edhe duke konsumuar verë.

Ky kombinim ka nxitur reagime të shumta, me një pjesë të publikut që e ka quajtur konceptin “provokues dhe shqetësues”.

Image
Emily Ratajkowsk

Kritikët në rrjet kanë akuzuar modelen për tejkalim të kufijve artistikë, ndërsa mbështetësit e saj e kanë mbrojtur si shprehje të artit konceptual dhe lirisë krijuese.

Deri tani, Ratajkowski nuk ka dhënë një reagim zyrtar lidhur me polemikat e krijuara.

Image
Emily Ratajkowsk
Image
Emily Ratajkowsk
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat