Ermal Mamaqi dhe Ami zgjedhin Bodrumin për pushimet verore

Bota e Yjeve

Ermal Mamaqi dhe Ami zgjedhin Bodrumin për pushimet verore

Nga: A.SH Më: 7 korrik 2026 Në ora: 13:44
Ermal Mamaqi dhe Ami

Ermal Mamaqi dhe bashkëshortja e tij, Amarda Toska, kanë nisur pushimet verore në Bodrum të Turqisë, një prej destinacioneve më të preferuara nga personazhet e njohur gjatë sezonit të verës.

Çifti ka ndarë momente relaksi nga pushimet, duke shijuar bregdetin, motin e ngrohtë dhe atmosferën luksoze që ofron Bodrumi, destinacion i njohur për plazhet e tij dhe resortet ekskluzive.

Ermali dhe Ami janë ndër çiftet më të njohura të showbizit shqiptar.

Image
Ermal Mamaqi dhe Ami

Ata shpesh tërheqin vëmendjen e publikut me postimet e tyre në rrjetet sociale, ku edhe kësaj radhe nuk munguan fotografitë nga pushimet e tyre verore.

Image
Ermal Mamaqi dhe Ami
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat