Lily Allen mahnit me pamjen e saj gjatë pushimeve luksoze

Bota e Yjeve

Lily Allen mahnit me pamjen e saj gjatë pushimeve luksoze

Nga: A.M Më: 19 korrik 2026 Në ora: 23:27
Lily Allen

Lily Allen mahniti me një bikini blu të errët, shumë minimaliste, teksa u freskua në det gjatë pushimeve të saj relaksuese në Evropë.

Këngëtarja 41-vjeçare është duke udhëtuar nëpër Evropë si pjesë e turneut të saj "West End Girl", ndërsa më herët kishte vizituar edhe Bilbaon në veri të Spanjës.

Për aventurën e saj më të fundit, Lily udhëtoi drejt Zvicrës dhe Gjermanisë, ku shijoi motin me diell përpara etapës së radhës së turneut, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".

Image
Lily Allen

Në një dalje tjetër, nëna e dy fëmijëve veshi pantallona të shkurtra portokalli prej dantelle dhe një bluzë me stil të veçantë.

Kjo vjen pasi Lily publikoi një fotografi të rrallë me vajzat e saj.

Image
Lily Allen
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat