Marina dhe Luana shkëlqejnë me elegancën e tyre, marrin gjithë vëmendjen në paraqitjen e fundit

Bota e Yjeve

Marina dhe Luana shkëlqejnë me elegancën e tyre, marrin gjithë vëmendjen në paraqitjen e fundit

Nga: A.SH Më: 21 korrik 2026 Në ora: 10:26
Marina dhe Luana

Moderatorja Marina Vjollca dhe motra e saj, Luana Vjollca, kanë tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tyre të fundit, duke u shfaqur plot stil dhe elegancë.

Në fotografinë e publikuar, Marina është veshur me një fustan të gjatë në ngjyrë të gjelbër, me detaje dantelle dhe prerje elegante, ndërsa mban në dorë një tablet, duke lënë të kuptohet se ndodhet në një event televiziv.

Nga ana tjetër, Luana ka zgjedhur një fustan të zi të gjatë, me dizajn modern dhe elegant, i cili i vë në pah linjat e saj. Të dyja kanë kompletuar pamjen me grim profesional dhe flokë bionde të stiluara në onde.

Image
Marina dhe Luana

Me buzëqeshjen karakteristike dhe paraqitjen plot vetëbesim, motrat Vjollca kanë marrë komplimente të shumta nga ndjekësit në rrjetet sociale, duke dëshmuar edhe një herë se mbeten ndër figurat më të komentuara të ekranit shqiptar.

Image
Marina dhe Luana
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat