Kris Jenner shfaqet më e re pas ndërhyrjes estetike prej 100 mijë dollarësh

Bota e Yjeve

Kris Jenner shfaqet më e re pas ndërhyrjes estetike prej 100 mijë dollarësh

Më: 20 shtator 2026 Në ora: 21:04
Kris Jenner

70-vjeçarja tërhoqi vëmendjen në hapjen e muzeut Lucas në Los Angeles, ku u shfaq krah vajzës së saj, Kim Kardashian, dhe yjeve të tjerë.

Kris Jenner u shfaq më e re se kurrë teksa mori pjesë në mbrëmjen e hapjes së muzeut Lucas Museum of Narrative Art në Los Angeles të shtunën.

Personaliteti televiziv 70-vjeçar tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq, disa kohë pasi iu atribuua një ndërhyrje estetike në fytyrë me vlerë rreth 100 mijë dollarë. Jenner, e cila së fundmi ka folur edhe për një tjetër sekret që, sipas saj, lidhet me pamjen e saj rinore, u shfaq në event së bashku me vajzën e saj, Kim Kardashian, si dhe këngëtaren Katy Perry dhe figura të tjera të njohura.

Për mbrëmjen, Jenner zgjodhi një fustan saten në ngjyrë blu të errët, të cilin e kombinoi me një pallto blu të mbuluar me temina. Veshjen e kompletoi me këpucë me taka në të njëjtën nuancë, me një detaj të madh në formë fjongoje në pjesën e pasme.

Image
Kriss Jenner

Ajo mbajti aksesorët në minimum, duke e lënë veshjen në qendër të vëmendjes, ndërsa zgjodhi vetëm një palë vathë argjendi.

Për paraqitjen në tapetin e kuq, Jenner kishte zgjedhur një grim të theksuar, me rimel në qerpikë dhe hije të errëta rreth syve, duke kompletuar pamjen e saj elegante.

Në muajt e fundit, Jenner ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen për pamjen e saj rinore, ndërsa ndryshimet në paraqitjen e saj janë bërë temë diskutimi në mediat rozë.

Image
Kriss Jenner
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat