Dove Cameron dhe Damiano David martohen në Itali

Bota e Yjeve

Dove Cameron dhe Damiano David martohen në Itali

Nga: A.M. Më: 24 shtator 2026 Në ora: 22:39
Dove Cameron dhe Damiano David

Këngëtarja dhe aktorja amerikane Dove Cameron dhe këngëtari italian Damiano David janë martuar në Itali.

Çifti është fotografuar duke dalë nga një ceremoni e zhvilluar në një zyrë të gjendjes civile në Montalcino, një qytet i njohur në Toskanë.

Fotografitë e çiftit, ku Dove Cameron shfaqet e veshur si nuse ndërsa Damiano David me kostum, kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave dhe mediave.

Image
Dove Cameron dhe Damiano David

Martesa vjen pas lidhjes së tyre, e cila prej kohësh është në qendër të vëmendjes së publikut. Cameron dhe David kanë ndarë herë pas here momente nga lidhja e tyre, ndërsa paraqitjet e përbashkëta kanë marrë interes të madh në rrjetet sociale.

Dove Cameron është e njohur për rolet e saj në produksionet e Disney-t dhe për karrierën muzikore, ndërsa Damiano David u bë i famshëm ndërkombëtarisht si frontman i grupit italian Måneskin, pas suksesit të tyre në Eurovision.

Image
Dove Cameron dhe Damiano David

Ceremonia në Montalcino shënon një tjetër kapitull në historinë e çiftit, ndërsa fotografitë e tyre nga Italia po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat