Maya Jama mahnit me format trupore, shfaqet provokuese me bikini dhe minifustan leopard

Bota e Yjeve

Maya Jama mahnit me format trupore, shfaqet provokuese me bikini dhe minifustan leopard

Nga: A.M. Më: 28 shtator 2026 Në ora: 09:47
Maya Jama

Prezantuesja e njohur e “Love Island”, Maya Jama, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj të fundit në Instagram.

32-vjeçarja publikoi disa fotografi nga ditët e saj të fundit, ku shfaqet me një kostum banje në ngjyrë të verdhë të çelët, me prerje anësore, duke ekspozuar një pjesë të madhe të trupit.

Në një tjetër fotografi, Maya shfaqet me një minifustan të vogël me printe leopardi, ndërsa në një tjetër moment shihet duke udhëtuar me avion privat, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".

Image
Maya Jama

Ajo i shoqëroi fotografitë me mbishkrimin “Brick by brick” (“Tullë pas tulle”), ndërsa publikoi edhe një foto duke parë “The Gentlemen”, pasi në fillim të këtij muaji bëri debutimin e saj si aktore në serialin e Netflix.

Postimi i saj vjen pak kohë pasi Maya foli hapur për peshën e saj, duke deklaruar se është rikthyer në atë që e cilësoi si “peshën e saj të lumtur”.

Image
Maya Jama
Image
Maya Jama

Më herët gjatë këtij viti, prezantuesja kishte treguar se ndihej e shqetësuar për faktin se është “natyrshëm e dobët”. Ajo gjithashtu zbuloi se kishte kaluar një episod të rëndë helmimi ushqimor gjatë një udhëtimi dhe se, si pasojë, mendonte se kishte humbur më shumë peshë nga sa dëshironte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat