Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga qëndrimi në Florida, ku shfaqet me stil dhe elegancë.
Përmes fotografive, ajo ka përcjellë momente të bukura mes rrezeve të diellit, shëtitjeve dhe bisedave të këndshme me Suela Lekajn.
“Duke ndjekur ngrohtësinë, duke zgjedhur rrugën piktoreske. Pak diell, pak biseda vajzash me Suela Lekajn. Tetor, versioni i Floridës. Një ditë si në kartolinë”, është mesazhi që shoqëron fotografitë e saj.
Me paraqitjen e saj plot stil dhe atmosferën verore, Beatrix ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke ndarë një tjetër moment nga jeta e saj larg angazhimeve të përditshme.