Këngëtarja dhe humanistja Antigona Bajrami prek me mesazhin e saj

Bota e Yjeve

Këngëtarja dhe humanistja Antigona Bajrami prek me mesazhin e saj

Nga: Bota sot Më: 30 tetor 2026 Në ora: 16:01
Antigona Bajrami

Ajo është një artiste e muzikës shqiptare, por edhe një humaniste që shpeshherë u qëndron pranë njerëzve në nevojë. E kemi fjalën për këngëtaren Antigona Bajrami, e cila, në pamundësi për t’iu bashkuar protestave që kanë nisur me moton “Edhe sa Arlinda”, pasi jeton larg, ka reaguar duke publikuar edhe disa fotografi bardhezi, e veshur me të zeza.

Artistja ka prekur me vargjet e saj në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt, ku, mes të tjerash, mbi fotografinë e saj shkruan: “Ajo ishte një grua me ëndrra, forcë dhe një zemër plot jetë... Arlinda Zekaj nuk ishte vetëm një emër, ajo ishte një jetë, një dritë....”.

Image
Antigona Bajrami

Mesazhin e Antigonës, e cila është prekur mjaft nga kjo ngjarje, mund ta lexoni në fotografinë që artistja ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale.

Duke u sensibilizuar me dhimbjen e shkaktuar nga kjo ngjarje makabre, vetë këngëtarja, ashtu si shumë të tjerë, e konkretisht si grua, është prekur shumë dhe ka shpërndarë edhe fotografitë e saj të veshur me të zeza.BS

Image
Antigona Bajrami
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat