Lizzo i bën homazh Dolly Partonit për Halloween

Bota e Yjeve

Lizzo i bën homazh Dolly Partonit për Halloween

Nga: A.M. Më: 1 nëntor 2026 Në ora: 10:09
Lizzo

Këngëtarja amerikane Lizzo ka zgjedhur t’i bëjë homazh legjendës së muzikës country, Dolly Parton, me rastin e Halloween-it.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lizzo ka ndarë një histori personale për mbështetjen që kishte marrë nga Parton në vitin 2024, në një periudhë kur, sipas saj, shumë njerëz i kishin kthyer shpinën.

Ajo tregoi se Dolly Parton e kishte ftuar të luante në flaut për albumin e saj, një ofertë që Lizzo e kishte pranuar menjëherë.

Image
Lizzo

“Kur në vitin 2024 bota më ktheu shpinën, Dolly Parton më kërkoi të luaja në flaut në albumin e saj. Sigurisht që thashë ‘hell yes’ dhe kërkesa ime e vetme ishte që të përmendej edhe Sasha Floot”, shkroi këngëtarja.

Lizzo tregoi se Parton jo vetëm që e kishte përfshirë emrin e saj artistik në kreditë e albumit, por bashkë kishin arritur të merrnin edhe një pllakë vlerësimi për atë projekt muzikor.

Image
Lizzo

Në mesazhin e saj, këngëtarja shprehu mirënjohje të veçantë për Dolly Parton, duke e falënderuar për besimin dhe mbështetjen në një moment të vështirë.

“Dolly, ti je një ikonë! Faleminderit që besove në të mirën e njerëzimit, që e pe dritën tonë në errësirë dhe që na deshe gjithsesi! Nga H-Town në Nashville – ne do të të duam gjithmonë”, përfundoi Lizzo.

Përmes këtij homazhi, Lizzo ka rikujtuar jo vetëm bashkëpunimin muzikor me Dolly Parton, por edhe rëndësinë e mbështetjes dhe solidaritetit në momente kur gjithçka duket e vështirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat