Valltarja e njohur britanike, Ola Jordan, është shfaqur për herë të parë në publik pasi akuzoi bashkëshortin e saj të ndarë, James Jordan, për tradhti bashkëshortore.
44-vjeçarja u fotografua të premten në mëngjes, teksa largohej nga një klasë vallëzimi në Londër, ku kishte qenë duke dhënë mësim.
E veshur në mënyrë sportive, me streçe dhe xhaketë të trashë, Ola dukej e rënduar emocionalisht dhe ecte me kokën ulur.
Kjo paraqitje vjen pasi ajo pranoi se ishte ndier “plotësisht e shkatërruar” nga pretendimet për tradhtinë e bashkëshortit, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".
Ola dhe James janë ndarë në muajin qershor, pas 22 vitesh martesë. Që prej atëherë, ata kanë vazhduar të kujdesen së bashku për vajzën e tyre gjashtëvjeçare, Ella.
Javën e kaluar, mediat raportuan se James kishte pasur një lidhje me valltaren ruse Polina Mayer. Sipas raportimeve, Ola ishte tronditur kur kishte marrë një telefonatë nga Jamie Cutler, bashkëshorti i Polinës, i cili gjithashtu është valltar, duke e njoftuar për tradhtinë e pretenduar.
Megjithatë, James, 48 vjeç, ka mohuar se marrëdhënia e tij me Polinën, 34 vjeçe, kishte nisur para ndarjes nga Ola.
Një përfaqësues i tij i tha gazetës “Daily Mail”: “Mund të konfirmoj se James dhe Polina janë afruar më shumë gjatë javëve të fundit, pasi janë ndarë nga partnerët e tyre përkatës”.
Ndërsa Ola thuhet se është e lënduar nga situata, James nuk është tërhequr nga angazhimet e tij profesionale. Të dielën në mbrëmje, ai u rikthye në skenë së bashku me ish-kolegët e tij nga spektakli “Strictly Come Dancing”.
48-vjeçari performoi në Cardiff, së bashku me Brendan Cole, Pasha Kovalev, Ian Waite dhe Vincent Simone.