Modelja e njohur amerikane, Bella Hadid, duket se ka bërë publike lidhjen e saj të re të dashurisë.
Ajo ka ndarë në Instagram disa fotografi nga ndeshja e së shtunës e ekipit të hokejit Colorado Avalanche, ku është shfaqur në momente romantike me partnerin e saj të ri, i cili nga mediat është identifikuar si Nathan Lacy, punëtor në sektorin e ndërtimit me bazë në Kolorado.
Në fotografitë e publikuara, Bella dhe Nathan shihen të përqafuar dhe duke shkëmbyer puthje në tribunat e ndeshjes, duke mos e fshehur afërsinë e tyre.
Modelja ka treguar gjithashtu lidhjen e saj të veçantë me hokejin dhe shtetin e Kolorados, ku është rritur që në moshë të re.
“Gjithmonë e kam dashur hokejin, që kur jetoja në Nju Jork. Dhe duke qenë se jam një vajzë nga Kolorado në zemër, e jam rritur këtu që në moshë të vogël, besoj se ishte vetëm çështje kohe derisa të gjeja rrugën drejt @coloradoavalanche”, ka shkruar ajo në Instagram.