Ylli televiziv pozoi në një fotosesion provokues me një krijim nga koleksioni pranverë-verë 2027 i stilistit Mark Fast, ndërsa së fundmi ka folur edhe për lidhjen e saj me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.
Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit në plazh, ku është shfaqur me një fustan të shkurtër, të kaltër dhe me prerje të veçanta, duke realizuar një fotosesion që nxori në pah linjat e saj trupore.
Ylli televiziv, 46 vjeçe, pozoi me një krijim të stilit makrame, në ngjyrë të kaltër të çelët, nga koleksioni pranverë-verë 2027 i stilistit Mark Fast. Veshja ishte kombinuar dhe stiluar nga Law Roach.
Kim u shfaq në atmosferën e plazhit, duke pozuar para kamerës dhe duke realizuar disa fotografi, ndërsa me pozat e saj krijoi përshtypjen e një sfilate mode buzë detit.
Në jetën private, Kardashian është nënë e katër fëmijëve, North, 13 vjeçe, Saint, 10 vjeç, si dhe Chicago dhe Psalm, shtatë vjeç, të cilët i ka nga martesa e saj e mëparshme me reperin Kanye West.
Ndërkohë, së fundmi ajo ka folur edhe për lidhjen me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton, për të cilin është shprehur se është “vërtet, vërtet e lumtur”.
Dyshja është përfolur për një lidhje romantike që nga shkurti dhe më vonë e kanë bërë publike afrimin e tyre edhe në rrjetet sociale.