Blake Lively, a je ti?

Bota e Yjeve

Blake Lively, a je ti?

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 16:59
Blake Lively

Blake Lively në Irlandë është xhiruar me një pamje jo edhe aq të mirë.

Njëra ndër aktoret më elegante në Hollywood, Blake Lively (30) është xhiruar rrugëve të Dublinit në gjendje jo të mirë.

Ajo është shfaqur në publik pa make up dhe duke pirë cigare, dhe me rroba jo të mira. Po ashtu, Lively dukej e humbur në mendime.

Në fakt, Blake është fotografuar derisa po xhironte një film në kryeqytetin irlandez.

Aktorja po xhiron filmin "Rhythm Section", në regji të Reed Morano, dhe krahas Blake luan edhe Jude Law.

Filmi pritet të shfaqet në kinema kah fundi i vitit të ardhshëm. Blake Lively aktron Stephanie, një e droguar dhe e pastrehë, e cila viziton familjen e saj, pasi të gjithë kishin humbur jetën në një aksident ajror.

Image
Blake Lively
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat