Reagime për pjesëmarrjen e të fejuarit të Ariana Grandes në funeralin e Aretha Franklin

Bota e Yjeve

Reagime për pjesëmarrjen e të fejuarit të Ariana Grandes në funeralin e Aretha Franklin

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 07:34
Këngëtarja, 25 vjeçare, Ariana Grande këndoi “You Make Me Feel Like”, në funeralin e Franklinit.

Pjesëmarrja e Pete Davidson në funeralin e Aretha Franklinit ka ngjallur reagime të shumta.

Mediet sociale kanë ‘shpërthyer’ pasi panë që të fejuarit të Ariana Grandes, Pete Davidson, i është dhënë një ftesë për funeralin e Aretha Franlinit në Detroit, të premtën.

Ata u zemëruan kur panë pjesë përzierjen e turmës mes yjeve, përfshirë edhe ish-presidentin amerikan Bill Clinton.

“Mirë, ne të gjithë kemi limite dhe limiti im është Pete Davidson i ulur në zonën VIP në funeralin e Aretha Franklinit”, ka shkruar një komentues në Twitter.

Kritiku i filmit, K Austin Collins u habit me faktin që Davidson ishte pjesë e ceremonisë, ndërsa ai nuk ishte, e shumë të tjerë bënë shaka me pjesëmarrjen e tij në funeral.

Këngëtarja, 25 vjeçare, Ariana Grande këndoi “You Make Me Feel Like”, në funeralin e Franklinit.

Ndër të pranishmit ishin edhe  Stevie Wonder, Hillary Clinton dhe Jennifer Hudson.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat