Beyonce ka festuar dje ditëlindjen e 37.
E ndërsa këngëtarja është në turne botëror me bashkëshortin e saj, ata kanë vendosur të ndalojnë në Itali për të pushuar pak e për të festuar.
Beyonce me të vërtetë ka pasur një vit super të suksesshëm, e këtë e din edhe ajo vetë – ishte vit që do ta mbajë në memorien e saj gjatë gjithë jetës.
Ajo vetë me anë të një postimi ka radhitur të gjitha sukseset dhe vështirësitë që i është dashur të kalojë, që nga lindja e binjakëve e deri te koncertet më të fundit të turneut.
Bey thotë se, derisa i është dashur të ushqejë binjakët me gji, ajo ka marrë vendimin të ri-bëjë betimet e martesës me bashkëshortin e saj, është dashur të përgatitet për super-performancat në skenën e ‘Coachella’, menjëherë pas lindjes si dhe ka punuar në albumin e ri bashkë me Jay Z, për të cilin janë përgatitur edhe për një turne botëror!
Epo, nuk e thonë kotë që Beyonce duket të ketë 48 orë në dispozicion në një ditë të saj.