Gwyneth Paltrow: Brad Pitt më mbrou nga Harvey Weinstein

Bota e Yjeve

Gwyneth Paltrow: Brad Pitt më mbrou nga Harvey Weinstein

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 13:01
Gwyneth Paltrow

Katër vjet më parë, aktorja amerikane Gwyneth Paltrow kishte kurorëzuar dashurinë e saj me martesë me producentin e njohur Brad Falchuk.

Ceremonia e tyre atë botë llogaritej ndër më të bukura, pasi pjesë e saj ishin edhe yje të ndryshëm hollyvudianë.

Por që nga ajo kohë, asnjëherë aktorja amerikane nuk zgjodhi të fliste rreth martesës së saj, deri tani gjatë një interviste për magazinën britanike Marie Clair.

Më tej ajo ka folur edhe për konfrontimin e të dashurit të saj të dikurshëm Brad Pitt me Harvey Weinstein duke pohuar se ishin shtatë aktorë të cilët e mbronë atë nga ai.

Duke folur në intervistë, aktorja 45 vjeçare, fituese e çmimit Oskar, ka thënë se martesa është një përpjekje:

“Mendoj se martesa është një institucion, një përpjekje dhe një përpjekje e vërtetë, e bukur, fisnike dhe e vlefshme”.

”Unë nuk ndihem e martuar sepse ajo mendohet vetëm në fillim. Krijohet një entitet Ii tretë ndërsa kjo është ushqyerja dhe kujdesi”, ka thënë ajo.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat