U prit si princeshë! Tayna zbulon pamje nga super festa e ditëlindjes

Bota e Yjeve

U prit si princeshë! Tayna zbulon pamje nga super festa e ditëlindjes

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 16:53
Tayna

Reperja e njohur Tayna feston sot 22-vjetorin e saj të lindjes. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë disa nga momentet e festës së madhe.

Në fotot dhe videot e publikuara nga reperja në “Instastory”, ajo shfaqet e veshur si princeshë me një kurorë të madhe mbi kokë.

Tayna ka zbuluar se ka festuar mes mikeshave pranë një pishine të mbyllur e të mbushur plot tullumbace, teksa kërcenin nën ritmet e muzikës së saj.

Në postimet e reperes nuk mungoi as momenti i prerjes së tortës e cila dukej si e bërë prej ari dhe mbante një mikrofon në krye.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat