U masakruan me sharrë dhe u futën në valixhe, familjarët: U zhdukën kur djali pritej të dilte nga burgu

Diaspora

U masakruan me sharrë dhe u futën në valixhe, familjarët: U zhdukën kur djali pritej të dilte nga burgu

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 14:26
Shpëtim dhe Teuta Pasho

Një ditë më parë u zbuluan detaje tronditëse nga Italia, aty ku Policia gjeti një valixhe të tretë me mbetje njerëzore.

Sipas autoriteteve, viktimat mund të jenë çifti shqiptar Shpëtim e Teuta Pasho, 54 e 52 vjeç, të zhdukur që prej vitit 2015.

Toka bujqësore ku u gjetën eshtrat, ndodhet nën autostradën Florence-Pisa-Livorno e cila kufizohet me rrethimin e pasmë të burgut Sollicciano.

Autoritetet policore janë në kërkim të valixhes së katërt me pjesët e trupit të gruas.

Ndërkohë vëllai i Shpëtim Pashos, që jeton në Vlorë, nuk ka preferuar të flasë para kamerave për masakrën e Italisë.

Jashtë kamerave ai pohon se familja nuk kishte probleme, ndërsa shton se i biri i tyre vuan dënim në Itali prej 8 vitesh.

Sipas tij, nuk dyshohet se kjo ngjarje e rëndë nuk ka lidhje me të birin, duke përgënjeshtruar kështu mediat italiane.

Mësohet se, çifti ka mbërritur në Itali më 2 tetor 2015, ndërsa shprehen se në momentin që prokuroria dha shpresë për daljen nga burgu të djalit të tyre, atë ditë ata janë zhdukur dhe ka 5 vite pa asnjë gjurmë.

Familjarët konfirmojnë faktin se presin analizat e ADN dhe përputhjen e tyre me ADN e vajzës dhe djalit të tyre.

Shenja që i dallon është ajo e tatuazhit në krah.

Nga Italia ata kanë informacione se burri u identifikua prej spirancës, tatuazh në krah, ndërsa femra ende pa u identifikuar pasi pritet gjetja e valixhes së 4-rt në të cilën gjenden gjymtyrët e femrës dhe momentalisht nuk mund të identifikohen.

Sipas konfirmimeve të policisë italiane të mbërritura tek familjarët, dyshohet se çifti është masakruar me sharrë.

Të vetmet dyshime janë atë që ka paraqitur policia e Firences, pra e dashura e djalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat