U zbulua me termoskaner, policia i pret rrugën kamionit me 1 mln euro kokainë, pranga shqiptarit

Diaspora

U zbulua me termoskaner, policia i pret rrugën kamionit me 1 mln euro kokainë, pranga shqiptarit

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 23:57
Shqiptari akuzohet për posedim kokaine me qëllim tregtimin

Një kamion që mbante më shumë se 43 kilogramë kokainë u bllokua në rrugët Emilian nga policia italiane.

Automjeti, i cili u largua nga Piacenza të hënën e 14 dhjetorit, u vu re më pas nga hetuesit e Piacenza ndërsa ishte parkuar te qendra tregtare Decathlon, nga ku shkonin dhe vinin njerëz në mënyrë të vazhdueshme.

 Ndërsa agjentët vazhduan me verifikimin e targës së automjetit, shoferi hipi në bord dhe doli me shpejtësi në autostradë.

Në këtë pikë, hetuesit u nisën në ndjekje të kamionit, i cili ishte bllokuar në A1, afër daljes së Modena Nord. 

Këtu kamioni u kontrollua, por errësira dhe madhësia e automjetit e bënë të vështirë përfundimin e kontrolleve. 

Operacionet vazhduan më pas mëngjesin tjetër në portin e Ravenës, në sajë të mbështetjes së Selisë lokale të Policisë dhe stafit të Agjencisë Doganore, të cilët vunë në dispozicion termoskanerin e portit.

Falë teknologjisë, agjentët zbuluan një rezervuar metalik të mbështeturnga magneti ku mbaheshin 40 pako kokainë, me një peshë totale prej 43.7 kg, e cila do të kapte në treg vlerën  e rreth një milion euro .

Në pranga përfundoi shoferi shqiptar, një 38-vjeçar me qëndrim të rregullt në Itali.

Shqiptari i cili akuzohet për posedim kokaine me qëllim tregtimin, u dërgua në burgun e Ravennas, ndërsa droga dhe kamioni u konfiskuan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat