Një delegacion i bizneseve nga Gjeneva në Tiranë/ Zvicra interesohen për zhvillimin e industrisë dhe tregtisë në Shqipëri

Diaspora

Një delegacion i bizneseve nga Gjeneva në Tiranë/ Zvicra interesohen për zhvillimin e industrisë dhe tregtisë në Shqipëri

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 16:54
Një delegacion i bizneseve nga Gjeneva në Tiranë

Me mbështetjen e Ambasadës së RSH në Bernë dhe në bashkëpunim të ngushtë e me angazhimin e plotë të Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Zvicër me seli në Gjenevë-ALSËISS,një delegacion nga Dhoma e Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve të Gjenevës (CCIG), i kryesuar nga drejtori i saj, z. Vincent Subilia vizitoi këto ditë vendin tonë, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Gjatë qëndrimit delegacioni zhvilloi një sërë takimesh intensive me grupe të bizneseve shqiptare dhe përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar.

Përveç përfaqësuesve të bizneseve, delegacionin zviceran e priti në takim, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes znj. Edona Bilali, Drejtoresha e Drejtorisë se Investimeve, znj. Mileva Meksi.

Z. Subilia po ashtu pati një takim të frytshëm me Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, z. Nikolin Jaka, me të cilin firmosi dhe një marrëveshje bashkëpunimi mes dy Dhomave të Tregtisë.

Në përfundim z.Subilia u shpreh për mediat shqiptare se ai ka konstatuar që Shqipëria ka potenciale të mëdha për investime në disa fusha dhe se kjo vizitë ishte veçse hapi i parë në një bashkëpunim afatgjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat