Emri/ Mashtroi një person dhe i mori 136 mijë euro, arrestohet në Suedi 36-vjeçari shqiptar!

Diaspora

Emri/ Mashtroi një person dhe i mori 136 mijë euro, arrestohet në Suedi 36-vjeçari shqiptar!

Më: 20 mars 2022 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Mashtroi një person dhe i mori 136 mijë euro, arrestohet në Suedi 36-vjeçari! Gjykata e ka dënuar me 15 vite burg, pritet…

NJoftimi i policise:

Vijon bashkëpunimi me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Falë bashkëpunimit me homologët suedezë është ekstraduar nga Stokholmi, drejt vendit tonë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim.

Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga specialistët e Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Stokholm/Suedi, u bë i mundur arrestimi në Suedi dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:

Bledar Haroku, 36 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2015, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Në vitin 2013, në Tiranë, shtetasi Bledar Haroku, në bashkëpunim me persona të tjerë, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë shumën 136.000 euro, shtetasit L. V.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Stokholmin/Suedi, u bë i mundur ekstradimi i tij drejt vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat