Bullgari, flamujt e dizajnuar nga artisti shqiptar Sala valojnë pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës

Diaspora

Bullgari, flamujt e dizajnuar nga artisti shqiptar Sala valojnë pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës

Më: 6 prill 2022 Në ora: 16:27
Flamujt

Deri më 29 prill, tre flamuj të dizajnuar nga artisti shqiptar Anri Sala do të valëviten në shtizat e flamujve pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje.

Flamujt paraqesin ngjyrat e Institutit të Ngjyrave Pantone, të periudhës së viteve 2019-2022, që përfshin pandeminë COVID-19, thonë organizatorët.

Kjo nismë është pjesë e një projekti ‘Format, Arti në Hapësirë Publike’, organizuar nga Fondacioni Musiz. Vendosja e flamujve titullohet “Very Ultimate Illuminating Classic Living”. Ndërsa flamujt valëviten në erë, disa nga ngjyrat janë të dukshme për publikun, ndërsa të tjerat mbeten të fshehura, gjë që është menduar si një metaforë për kufizimet e shkaktuara nga valët epidemike dhe mbylljet.

Anri Sala ka lindur në Tiranë në vitin 1974. Ai jeton dhe punon në Berlin. Ai u bë i famshëm me videoinstalacionet e tij “Intervista - Finding the Words; Nokturne; Dammi i Colori” (Më jep ngjyrat). Ai njihet edhe për punën e tij me fotografinë, vizatimin dhe skulpturën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat