Haqif Haziri zgjeron bizneset e “Victoria Grup” në Zvicër

Diaspora

Haqif Haziri zgjeron bizneset e “Victoria Grup” në Zvicër

Më: 21 maj 2022 Në ora: 15:49
Haqif Haziri

Diaspora shqiptare sot po e dëshmojnë veten, jo vetëm se janë shembull të integrimeve, por edhe si biznesmen te suksesshëm te cilët kane bërë emër me kompanitë dhe firmat e tyre, që shpesh edhe zvicerane ju kanë zili. 

Erdhi i ri me flokë te zeza si Maradona, kurse sot ai është bërë me flokë të bardha si Bill Gates, për ditë të bardha. Pra ky është biznesmeni dhe humanisti i njohur shqiptar Haqif Haziri nga Pribovci i Malësisë, që jetoi disa vite ne Muhovc të Bujanocit  i cili  jeton dhe vepron që “100 vite” siç thote ai duke qeshur, në Zurich të Zvicrës nga viti 1978. Ai sot është bërë shembull integrimitz dhe suksesi në Zvicër të cilit ja ka lakmi çdo shqiptar.

Haqif Haziri sot patron i firmës gjigante “Victoria Grup” dhe bos i gastronomisë në Zvicër, konkurrent me shefat e kuzhinës botërore ka zgjerur biznesin  e tij tashmë dhe me hapjene restauranteve në mbarë kantonet e Zvicrës, duke filluar nga Cyrihu, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

E nisa me chokollad-banane, e vazhdova me Brezelbutick dhe sot me hotele dhe restaurante ne Zvicër me emrin Victoria-brezel.

Bizensi i Haqif Hazirirka disa rrjete. Dhe tash ban projektin e parë në bashkëpunim me kompaninë e njohur tregtare Coop Restaurant, duke ekspozuar per qytetaret  dy lloj ushqime Konzumim në vend dhe Take Away. Ky biznesmen pretendon ta zgjeroj rrjetin  me projekte të reja me specialitete të larta europiane.

Fale aftësisë, përkushtimin dhe seriozitetin në punë Haqif Haziri, patron i “Victoria Brezel” me seli ne Zurich është treguar shumë i suksesshëm në ekonominë shumë të ngritur, të zhvilluar, madje dhe konkurent potencial në Zvicër. “Aty ku piken djerset, aty eshte edhe bereqeti hallall dhe padyshim sukseset nuk mungojne….” thote afaristi Haqif Haziri nga Bujanoca ne nje interviste për gazeten zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Puna dhe veprimtaria bashkë me bamirësine jane prioriret kryesore te bizensmenit te njohur shqiptare z.Haziri.

Haqif Haziri biznesmen dhe humanist i njohur thote se “shqiptarët jane jo vetëm, një popuill liridashës por edhe punëdashës! Ne jemi punetorët më të mëdhenj në botë, prandaj jemi të rrethuar dhe kemi shumë armiqë.”

Haqifi, vazdon t ‘ju ndihmojë popullatës me nevojë në vendlindjen e vete në cdo kohë, por edhe vendasit si te gjthë shqiptarët në Zvicër  duke ju ofruar pune.

Sot mbi 100 familje shqiptare janë mirënjohes ndaj Haqif Hazirit që ju ka  mundësuar të jetojnë dhe veprojnë në Cyrih, duke shkolluar fëmijet e tyre dhe duke ju hapur perspektiva të reja për një integrim meë të mirë në territorin helvetik.

Jo vetëm kaq, Haqif Haziri, drejtor gjeneral i firmes gjigante “Victoria Grup”  vazhon t’i kontribuoj jo vetëm ekonomisë dhe zhvillimit të Zvicrës por edhe ne Malësinë e Bujanocit dhe Luginën si dhe mbare atyre ne viset shqiptare që kanë nevojë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat