“Po më përdhunojnë gruan, merrni policinë”/ 32-vjeçari shqiptar ‘çmendet’ dhe gjuan me armë mes pallatit, i gjejnë drogë në shtëpi

Diaspora

“Po më përdhunojnë gruan, merrni policinë”/ 32-vjeçari shqiptar ‘çmendet’ dhe gjuan me armë mes pallatit, i gjejnë drogë në shtëpi

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 21:37
Foto ilustrim

Policia greke ka vendosur në pranga një 32-vjeçar shqiptar të cilit i është gjetur në shtëpi lëndë narkotike e llojit kokainë dhe hashash. Pak se të mbërrinte policia në banesën e tij, 32-vjeçar ka qëlluar me armë jashtë dhe brenda pallatit si dhe në derën e banesës së tij duke terrorizuar fqinjët, gruan dhe tre fëmijët e mitur.

Sipas dëshmitarëve okularë, ai qëllonte dhe bërtiste njëherësh duke thirrur: “Po më përdhunojnë gruan, telefononi policinë, do t’i thyej të gjitha”. Më pas ai ka zbritur poshtë pallatit ku ka dëmtuar edhe hyrjen kryesore. Sapo ka parë mbërritjen e policisë 32-vjeçari shqiptar ia ka mbathur nga ‘sytë-këmbët’. Policia ka kontrolluar shtëpinë e shqiptarit ku ka gjetur edhe drogën që kishte fshehur.

Sipas fqinjëve, gjithçka ndodhi kur 32-vjeçari shqiptar filloi të qëllonte fillimisht jashtë pallatit dhe më pas rreth tre herë të tjera brenda saj. Nga qitjet me pistoletë nuk raportohet për të lënduar. Një grua që jeton në të njëjtin pallat me 32-vjeçar shqiptar tha se ai “ishte në gjendje të keqe, qëllonte dhe shante”. Sipas gruas, burri fillimisht ka qëlluar disa herë jashtë pallatit dhe më pas me një shkop që mbante në duar ka dëmtuar hyrjen e pallatit duke thirrur “hape, do t’i thyej të gjitha”, shkruajnë mediat greke.

“Ai po trokiste në derën e përparme me gjithë forcë dhe duke bërtitur. Policia mbërriti shumë shpejt. Burri vazhdonte të thoshte ‘thirrni policinë, nxitoni, telefononi policinë’. Na u duk sikur po shihnim filma. Por kur erdhi policia ai ishte larguar. Fqinja shpjegoi se gruaja e tij ditët e fundit ishte në spital për të sjellë në jetë fëmijën e tretë, ndërsa kishin vënë re tek 32-vjeçari lëvizje të dyshimta teksa në banesën e tij kishin hyrë edhe njerëz të tjerë të panjohur për ta më parë.

Sapo ka hyrë brenda ka qëlluar rreth tre herë brenda në pallat me një plumb të gjetur në derën e përparme të banesës".  Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar policë të armatosur të grupit OPKE , të cilët kur janë ngjitur në banesë kanë gjetur brenda tre të miturit. Shqiptari, i cili tashmë ishte arratisur u arrestua pak orë më vonë. Atij iu gjet edhe një pistoletë e cila po hetohet nëse është ajo që kishte përdorur teksa qëllonte në jashtë dhe brenda pallatit. Gjithashtu pak para se policia t’i vinte prangat, ai u përfshi në një aksident automobilistik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat