Në banak shisnin mish, por pas tij kokainë. Goditet banda shqiptare e drogës në Athinë, katër të rinj në pranga

Diaspora

Në banak shisnin mish, por pas tij kokainë. Goditet banda shqiptare e drogës në Athinë, katër të rinj në pranga

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 13:22
Foto ilustrim

Policia greke ka zbuluar një bazë droge në një dyqan mishi dhe kanë arrestuar katër shtetas shqiptarë.

Siç raportojnë mediat greke, trafikantët shqiptarë fshiheshin me biznesin e vendosur në qendër të Athinës, në zonën e madhe tregetare “Barbakios”.

Kur policia greke ndërhyri, gjeti dhe sekuestroi në këtë dyqan 5 kg 775 gram marijuane, 70 gram kokaine, 11 mije 355 euro, 3 celulare dhe 1 peshore elektronike.

Në pranga ranë katër shqiptarë të moshave nga 26, 35, 38 dhe 48 vjeç, por identiteti i tyre nuk bëhet me dije nga mediat greke.

Sipas policisë, një nga shqiptarët, konsiderohet kreu i grupit, i cili ka qenë i arrestuar edhe në vitin 2012 për grabitje dhe akuza të lidhura me drogën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat