Vodhi 76 mijë euro në banka dhe i çoi në kazino, kapet shqiptari “fluoreshent”

Diaspora

Vodhi 76 mijë euro në banka dhe i çoi në kazino, kapet shqiptari “fluoreshent”

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 09:20
Shqiptari u arrestua së bashku me një bullgar 22-vjeçar

Varësia ndaj lojërave të fatit ka shtyrë një shqiptar në Athinë që të mësyjë në banka të nivelit të dytë për të vjedhur para.

Nga hetimet janë evidentuar 11 raste të grabitjeve në Nea Smyrni, Neo Kosmos, Dafni, Pagrati, Petralona dhe Moschato, nga të cilat tetë në degë bankash dhe tre në kazino me autor shqiptarin 42-vjeçar.

Shqiptari u arrestua së bashku me një bullgar 22-vjeçar, i cili akuzohet për pjesëmarrje në një grabitje, ndërsa roli i tij kryesor ishte transportimi në disa raste i “grabitësit me jelek fluoreshent”.

Ishte pikërisht jeleku fluoreshent që e identifikonte atë në vjedhje. Oficerët e policisë së Departamentit të Grabitjeve të Sigurisë së Atikës po studionin videot e shtatorit 2021 dhe e panë atë teksa hynte në banka, me kapele ose paruke, syze dielli dhe një maskë për koronavirusin.

42-vjeçari, i cili u arrestua në një hotel në qendër të Athinës, është arrestuar më parë për drogë, falsifikim dhe arratisje nga burgu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat