Aksident tragjik në Greqi, vdes çifti shqiptar

Diaspora

Aksident tragjik në Greqi, vdes çifti shqiptar

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 10:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një çift shqiptar ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor në Greqi. Ata janë identifikuar si Eleni Çakuli, 43 vjeç, dhe bashkëshorti i saj Theofil Karleci, 54 vjeç.

Ata humbën jetën në një aksident të tmerrshëm rrugor që ndodhi në rrugën nacionale të Patra – Pyrgos, duke lënë pas 3 fëmijë të mitur, dy vajza dhe një djalë.

I plagosur ka mbetur dhe 70-vjeçari drejtues i kamionit, po nga Amaliada, i cili po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Patrës “Agios Andreas”.

Image
Eleni Çakuli dhe bashkëshorti i saj Theofil Karleci

Aksidenti ka ndodhur herët në mëngjes kur një kamion, për arsye ende të panjohura, është “palosur” në Patras – Pyrgos konkretisht në kilometrin e 14-të. Për pasojë automjeti i çiftit të pafat që po vinte pas është përplasur me mjetin e rëndë, raportojnë mediat greke.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia Rrugore e Patrës, autoambulancat EKAV dhe Zjarrfikësja, ndërsa prej disa kohësh është dashur mbyllja e rrugës.

43-vjeçarja humbi jetën pasi u transferua në spitalin Agios Andreas, ndërsa 54-vjeçari, drejtuesi i mjetit, u trajtua në gjendje kritike por ndërroi jetë pak kohë më vonë në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat