Ekzekutoi me plumb në kokë 19-vjeçaren nën efektin e drogës, i riu shqiptar fshehu armën në frigorifer dhe shkoi në komisariat!

Diaspora

Ekzekutoi me plumb në kokë 19-vjeçaren nën efektin e drogës, i riu shqiptar fshehu armën në frigorifer dhe shkoi në komisariat!

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Detaje të reja janë zbuluar nga krimi i rëndë një Greqi, kur një 24-vjeçar shqiptar vrau partneren e tij.

Mësohet se, çifti shqiptar që punonin në lokale të ndryshme përgjatë natës, kanë nisur të debatojnë pasi u kthyen nga puna në shtëpi.

I riu, nën ndikimin e kokainës, ka nxjerrë armën dhe teksa 19-vjeçarja po qëndronte në divan e ka qëlluar një herë në kokë, duke i shkaktuar vdekjen.

Më pas ka marrë armën, e ka fshehur në frigorifer dhe ëshët dorëzuar në polici.

“Është koha të dorëzohem sepse kam vrarë partneren time në banesë”, ka deklaruar ai me qetësi para efektivëve.

Raportohet se 24-vjeçari ishte i fiksuar dhe shumë xheloz për partneren e tij. Ai punonte në një lokal në Troumba ndërsa viktima në një lokal nate në Kallithea.

Sipas dëshmisë në polici, autori është shprehur se përleshja mes tyre nisi pasi ishte xheloz për partneren e tij. I zemëruar dhe nën ndikimin e drogës, e vrau me pistoletën që ia kishte marrë rreth një vit më parë disa rumunëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat