Dy shqiptarë arrestohen nga policia greke, shkatërrohet grupi kriminal i trafikut të drogës

Diaspora

Dy shqiptarë arrestohen nga policia greke, shkatërrohet grupi kriminal i trafikut të drogës

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 10:48
Policia greke

Dy shqiptarë janë arrestuan nga autoritetet greke në Aigaleo, si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës, sipas mediave greke.

Nga operacioni i policisë greke, u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 122 kg marijuanë, 18 kg kokainë dhe materiale të tjera për përpunimin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, u sekuestrua dhe një armë zjarri pistoletë, 179 fishekë, 3 celularë dhe 2 automjete. Droga u gjet në një banesë dhe brenda një depoje në pronësi të shqiptarëve.

Ata janë anëtarë të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, kryesisht kokainë, që kalonte në Greqi nëpërmjet Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat